TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, propozoi që mocioni me debat për raportin e KE-së të zhvillohet në seancën e 14 majit. Kryetari i parlamentit Niko Peleshi hodhi në votim për datën 14 maj diskutimin për zhvillimin e mocionit për debat, për raportin e DASH, për klimën e investimeve në Shqipëri. Mocioni me debat u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës.
“Me këtë variantin, ose pranojeni, ose nuk ka, nuk e bëjmë dot. Me 83 mandate, presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit, kur ju kemi përjashtuar ne? Ju keni përjashtuar veten. Nuk keni arsyetim t’i thoni popullit shqiptar pse nuk votoni ligjet për integrimin europian. Një qëndrim i deputetëve të PD është të ketë mocion me debat, por nuk kishte datë. Unë jam për mocion me debat, më 14 maj. Më 9 maj është dita e Evropës, më 14 maj të zhvillojmë mocionin”, theksoi ai.
Nga ana tjetwr, kreu i Grupit Parlamentar tw PD-sw, Gazment Bardhi, e konsideroi votimin nw shkelje tw rregullores sw Kuvendit.
“Është tërësisht në shkelje të rregullores së Kuvendit. Rregullorja ju detyron të propozoni kur s’ka mirëkuptim, një datë që s’mund të jetë më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit. S’e di si e llogarisni 30 ditë 5 muaj sepse kërkesa jonë është e datës 5 nëntor 2025. Ju vini me propozim që mocioni të zhvillohet në javën e parë, të dytë apo të tretë të majit. Kjo është shkelja juaj personale. Ju vazhdoni në çdo seancë të shkelni rregulloren”, tha Bardhi.



