ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë, skenaret që mbajnë peng pjesën tjetër për “play off”-in e Botërorit

ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë, skenaret që mbajnë peng pjesën tjetër për “play off”-in e Botërorit

Nov 18, 2025 | 9:17






























Çekia është zyrtarisht rivali i parë i mundshëm për Shqipërinë në fazën gjysmëfinale të “play off” për Botërorin. Për çekët nuk ekziston mundësia që të ngjiten më sipër, por as që t’i bashkohen Shqipërisë në vazon e tretë. 

shqieria kombetarja

Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë. “Panorama Sport” iu sjell një pasqyrë, ndërsa ndeshjet do të luhen të gjitha sot prej orës 20:45.

SKENARET QË NDRYSHOJNË VAZON E DYTË(SOT)

Uells – Maqedoni e Veriut

Fitorja e Uellsit, e vendos në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm për Shqipërinë. Në të kundërt, Uellsi do të pozicionohet në vazon e katërt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rënien e Irlandës në vazon e tretë, duke mos qenë rival i mundshëm për Shqipërinë në “play off”.

Austri – Bosnjë Hercegovinë

Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Vetë Austria do të vendosej në vazon e parë.

Skoci – Danimarkë

Fitorja e Skocisë do të vendoste Danimarkën në vazon e parë të shortit të “play off”. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, Skocia mbetet si kundërshtar i mundshëm në vazon e dytë.

SKENAR THUAJSE I PAMUNDUR

Kosovë – Zvicër

Fitorja e Kosovës me më tepër se pesë gola diferencë do të ndryshojë po ashtu vazon e dytë.

*Shqipëria është zyrtarisht në vazon e tretë. Vetëm Çekia është një kundërshtar që njihet po ashtu zyrtarisht në vazon e dytë. Pjesa tjetër mund të ndryshojë sot, sipas skenarëve të përmenedur më sipër.

Vazo e dytë, pa u luajtur ndeshjet sot: Sllovaki, Skoci, Çeki(kundërshtar zyrtar) dhe Irlandë

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top