ZYRTARE/ Lionel Mesi vendos për të ardhmen, nënshkruan me klubin ku do të mbyllë karrierën

ZYRTARE/ Lionel Mesi vendos për të ardhmen, nënshkruan me klubin ku do të mbyllë karrierën

Oct 23, 2025 | 19:04






























Lionel Mesi ka vendosur për të ardhmen e tij. Dhe nuk do të ketë një “fund romantik” siç mendonin të gjithë. Ylli 38-vjeçar argjentinas, ka zyrtarizuar sot rinovimin me Inter Majemin, duke i dhënë fund ëndrrave të bashkëkombësve të tij për ta parë në ndonjë nga klubet argjentinase në fundin e karrierës.

ghjhgjghjgjhgjhgjh

Inter Majemi bëri të ditur se argjentinasi kishte firmosur rinovimin e kontratës së tij me klubin e MLS deri në vitin 2028, kur pritet të mbyllë edhe karrierën që e bëri legjendë në futbollin botëror.

Një goditje e rëndësishme ekonomike për imazhin e MLS-së, që është rritur ndjeshëm që me afrimin e Mesit, por edhe për klubin e drejtuar nga Dejvid Bekam, që synon të bëhet forca kryesore në këtë vend.

Ky rinovim i jep fund edhe dyshimeve se Mesi mund të mos merrte pjesë në Kupën e Botës në vitin 2026, pasi ai kishte dhënë sinjale se nuk do të vazhdonte me përfaqësuesen e vendit të tij nëse nuk ndjehej mirë fizikisht. Por akordi që ka nënshkruar me Inter Majemin, bën të qartë se ai është shumë larg fundit të karrierë së tij, ndaj prania me Argjentinën do të jetë e sigurt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top