ZYRTARE/ Lideri i Kombëtares mbetet pa trajner, klubi italian konfirmon shkarkimin e dështimit të madh

ZYRTARE/ Lideri i Kombëtares mbetet pa trajner, klubi italian konfirmon shkarkimin e dështimit të madh

Nov 10, 2025 | 17:18






























Ivan Juriç nuk është më trajneri i Atalantës. Kroati largohet me një bilanc të tmerrshëm nga skuadra bergamaske, e cila nga një makineri golash e loje të bukur si kandidate për titull në sezonet nën drejtimin e Gasperinit, u kthye në një ekip i cili fitoi vetëm 2 nga 11 ndeshjet e luajtura në Serinë A.

asdsadsadsadsdaasdsad

Shkarkimi nga klubi pjesë e të cilit është Berat Gjimshiti, u bë i qartë që pas humbjes me Sasuolon me shifrat 3-0 në Bergamo, teksa sot u bë zyrtar nga vetë klubi me një njoftim ku bënte të ditur edhe largimin e gjithë stafit të tij.

“Atalanta njofton se Ivan Juriç është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Mateo Paro, Miguel Veloso, Paolo Barbero, Stjepan Ostojiç dhe Mikele Orekio.

Atalanta falënderon Ivan Juriç dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat në të ardhmen”, saktësonte klubi pa bërë të ditur se kush është emri që do ta zëvendësojë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top