ZRrE mirëpret aktgjykimin e Supremes, thotë se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se mirëpret Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës P.A.nr.18/2025 lidhur me implementimin e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për Energjinë Elektrike.
Në njoftim thuhet se bazuar në pikën IV të Aktgjykimit është hudhur poshtë kërkesëpadia e paditësit përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi dhe shpallja e paligjshme e Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, poashtu është hudhur poshtë edhe kërkesëpadia për korrigjimin e faturave, si dhe shfuqizimin e të gjitha kontratave individuale për konsumatorët jofamiljar, si të palejueshme.
ZRre thekson se “Rrjedhimisht, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi”.
“Poashtu Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dy dispozita të Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të viteve 2017-2019 pasi që ka konstatuar se ato nuk janë të harmonizuara me legjislacionin e energjisë. ZRrE është duke ndjekur procedurat e brendshme ligjore për shfuqizimin e këtyre dispozitave”, vijon njoftimi.
Ndër të tjera thuhet se sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, të drejtën për furnizim me energji elektrike me tarifa të rregulluara e gëzojnë vetëm konsumatorët që kualifikohen për Shërbim Universal.
“E drejta e furnizimit me tarifa të rregulluara nga ZRrE, në bazë të vendimit të ZRrE-së për tarifa me pakicë për vitin 2025 – që është konsideruar i ligjshëm nga Gjykata – nuk është bazuar në dispozitat e shfuqizuara të Udhëzuesit”, vijon njoftimi.
Më tej, thuhet se Gjykata ka vërtetuar se e drejta për furnizim me tarifa të rregulluara të energjisë elektrike u takon vetëm konsumatorëve të kualifikuar për Shërbim Universal, që është në përputhje të plotë me Vendimin e Bordit të ZRrE-së për tarifat me pakicë për vitin 2025 dhe Direktivën për Energji Elektrike të Bashkimit Evropian 2009/72/EC.
“ZRrE sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ka për obligim të përcaktojë tarifa të energjisë elektrike me pakicë vetëm për konsumatorët e energjisë elektrike që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, dhe jo për konsumatorët që nuk i plotësojnë kriteret e furnizimit me shërbim universal. Rrjedhimisht, Ligji për Energjinë Elektrike përcakton që këta konsumatorë duhet të furnizohen në treg të hapur. Furnizimi me energji elektrike në treg të hapur i këtyre konsumatorëve është detyrim ligjor që tejkalon kompetencat e ZRrE-së”, bëhet e ditur në komunikatë./Telegrafi/
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme








