“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”! Fjala e Ramës në Uashington: Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues


"Zoti e bekoftë Bordin e Paqes"! Fjala e Ramës në

edi rama

SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e Bordi të Paqes. Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin Trump për ftesën, teksa vlerësoi rolin e tij deçiziv për zgjidhjen e konflikteve. 

“Zoti e bekoftë Bordin e Paqes”, u shpreh Rama, duke shtuar se kjo nismë nuk zëvendëson OKB-në, por i shërben paqes në botë. 

“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka, sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Z. President, përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin. Propozova që ky bord të ftojë të gjitha vendet duke kontribuar për të ndihmuar fëmijët dhe pengjet nga çmenduria e Hamasit. Për të vijuar, jo vetëm duke vendosur para, por edhe duke ofruar arkitektë në këtë që bota të transformohet në një oaz shprese ku e ardhmja të ngrihet dhe të formohet për brezat e ardhshëm të Palestinës”, u shpreh Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top