Roma po përgatitet për të forcuar sulmin dhe Xhoshua Zirkze ka dalë në qendër të planeve të merkatos. Sulmuesi holandez te Mançester Junajtid nuk po gjen shumë minuta loje dhe po konsideron një largim për të fituar më shumë hapësirë dhe ritëm.

Drejtuesit romanë kanë menduar për një huazim me të drejtë blerjeje, duke paguar vetëm pjesërisht rrogën e tij, dhe kanë filluar bisedimet me klubin anglez. Zirkze e sheh me sy pozitiv mundësinë e një aventure në Itali, ku mund të rikuperojë besimin dhe të tregojë cilësitë e tij. Roma e sheh si profil ideal për të sjellë forcë fizike, shpejtësi dhe gola në repartin ofensiv, duke plotësuar boshllëqet e sezonit aktual.
Për sulmuesin, kalimi në Romë mund të rrisë edhe shanset për të qenë pjesë e përfaqësueses holandeze në kampionatin botëror, duke u rikthyer në formë dhe ritëm të lartë. Megjithatë, klube të tjera si Uest Hem dhe Brajton e ndjekin gjithashtu, duke e bërë negociatën më të ndërlikuar. Nëse marrëveshja arrihet, Zirkze mund të veshë fanellën e verdhekuqve që në janar, duke sjellë freski dhe energji në sulmin e Romës.
PANORAMASPORT.AL








