‘Zgjimi i PD’! Salianji mban ‘foltoren’ në Durrës, Alimehmeti i bashkohet


'Zgjimi i PD'! Salianji mban 'foltoren' në Durrës,

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti

DURRËS-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po zhvillon sot një takim me demokratët në Durrës. Takimit i janë bashkuar edhe Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja. Pak para takimit Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD.

‘Unë do të jem në cdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD, dy kryetarët e PD të zgjedhur, sekretari i degës dhe lista e personave më të votuar në Durrës. Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD. Interesi publik dhe sidomos opozitar i PD-së.”,- tha Salianji para takimit.

Takimi në Durrës, vjen pas mbledhjes së shumë komentuar të Salianjit 27 nëntor me më të votuarit në procesin e Primareve. Takimi ndezi pretendimet se një lëvizje e re brenda kësaj force politike po merr formë. Diskutimet kishin në fokus rikthimin e ‘ADN-së’ fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar. Vetë kreu i PD, Sali Berisha i ka quatur takimet e Salianjit aktivitete për interesa personale, pasi sipas tij Partia Demokratike vepron mbi bazën e statutit dhe forumeve./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top