“Zgjedhjet u zhvilluan me maturi e përgjegjësi qytetare” – Spiropali uron Kurtin: Përgëzime për besimin që morët, ecim së bashku krah për krah


“Zgjedhjet u zhvilluan me maturi e përgjegjësi qytetare” – Spiropali uron Kurtin: Përgëzime për besimin që morët, ecim së bashku krah për krah

Dec 29, 2025 | 12:31






























Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi ditën e djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

spiropali kurti

Në një reagim në rrjete sociale, ministrja vlerësoi procesin zgjedhor, duke thënë se u tregua maturi dhe përgjegjësi nga ana e qytetarëve.

Po ashtu ajo përgëzon Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për besimin që rikonfirmuan nga qytetarët por edhe për fushatën e zhvilluar nga partitë politike.

LEXO EDHE: Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona

 

“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.”, shkruan ajo.

Theksoi gjithashtu nevojën për të ecur së bashku në të njëjtën rrugë si dy shtete shqiptare.

LEXO EDHE: Fitorja e LVV në zgjedhjet e parakohshme, Presidenti Begaj uron Albin Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

“Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.”, shtoi Spiropali.

Më herët një mesazh urimi i përcolli edhe kryeministri Edi Rama si edhe presidenti Bajram Begaj.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top