Zgjedhjet në PD, Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës


Zgjedhjet në PD, Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot

sali berisha dhe ilir alimehmeti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në “A2CNN”, deklaroi se nuk ka kandidatura të tjera që të kenë shpallur ambicie, përveç platformës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Sipas tij, askush tjetër nuk ka shpallur një vizion për të drejtuar PD-në.

“Kryetari patjetër që është organi më i rëndësishëm ndoshta i Partisë Demokratike. Partia në vetvete vendoset dhe fillon nga data 6 qershor sepse Kuvendi cakton Këshillin. Këshilli pastaj cakton Kryesinë, nënkryetarët, sekretariatet, të gjithë pjesën organizative. Unë s’e di të ketë kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës. S’di të ketë tjetër. Nëqoftëse ka tjetër, do ta presim të na shfaqet”, u shpreh Alimehmeti.

Më tej, ai shtoi se procesi organizativ i PD-së do të nisë zyrtarisht pas Kuvendit Kombëtar të 6 qershorit. Sipas Alimehmetit Në këtë mbledhje do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili më pas do të ketë në dorë përzgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë. Ai shtoi se se do të ketë dhe disa ndryshime statutore dhe do të ngrihet një grup pune për t’i parë ndryshimet.

“Kuvendi është në datë 6 qershor, aty zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe nga ky moment të gjitha instancat e kupolës së Partisë Demokratike zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Bazuar mbi statutin, është anticipuar se do të ketë dhe disa ndryshime statutore. Nuk e dimë cilat ndryshime janë ato. Është diskutuar që ka një grup pune për t’i parë këto ndryshime të mundshme të statutit. Do t’i presim se cilat janë, sepse sot jemi deri në këtë njoftim. Doja data të tjera, më herët. Vera vështirëson punën politike. Por, datat janë të caktuara. Vendimet statutore, nëse do ketë, do presim të shohim se kush do propozohet nga grupi i punës. Vetëm grupi i punës di që ka dalë. Jo se çfarë vendimesh do marrin ata”, tha më tej Alimehmeti./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top