Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit


Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i numërimit të votave në shumicën e vendit

Dec 28, 2025 | 19:53






























Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit.

kuti votimi zgjedhje kosove

Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.

Në orët e pasdites, Radoniqi tha se ka pasur ndërprerje të shkurtra të rrymës deri në 10 minuta në tri qendra votimi në Rahovec, Dragash dhe Han të Elezit, por KEDS-i e ka rregulluar menjëherë problemin./ REL

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top