Zgjedhjet lokale, PDK arrin marrëveshje edhe me AAK-në në Mitrovicë


Zgjedhjet lokale, PDK arrin marrëveshje edhe me AAK-në në Mitrovicë

Nov 3, 2025 | 14:11






























PDK-ja ka arritur marrëveshje me AAK-në për balotazhin në Mitrovicën e Jugut më 9 nëntor. 

574308278_762989776778102_1023920882050199759_n

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebookut për arritjen e marrëveshjes.

Tahiri në balotazh do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.  Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

 

/Koha net

 

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top