Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata për balotazhin! Ja kur do të përfundojë


Zgjedhjet lokale në Kosovë, sot nis zyrtarisht fushata për balotazhin! Ja kur do të përfundojë

Nov 3, 2025 | 9:45






























Në 18 nga 38 komuna do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetarë të komunave, e fushata zyrtarisht nis sot, ndonëse kandidatët e partitë kanë mbajtur tubime në vazhdimësi.

zgjedhje kosove

“Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndonëse fushata zgjedhore është e paraparë të nisë të hënën, aktivitetet e fushatës subjektet dhe kandidatët i kanë nisur më herët.

LVV-ja të shtunën ka mbajtur tubim në Prishtinë, ndërsa kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, e ka postuar një video të sponsorizuar në Facebook ku ka promovuar punën e tij në katër vitet që shkuan.

Rregullat zgjedhore nuk vlejnë për këtë periudhë.

E balotazhi do të zhvillohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Suharekë, Rahovec, Klinë, Dragash, Kaçanik, Viti, Obiliq, Mamushë, Junik e Kllokot.

Të dielën u arritën dy marrëveshje PDK-LDK, në Mitrovicën e Jugut dhe Prizren.

E marrëveshje njoftoi edhe kandidati i Vetëvendosjes për Prizrenin, Artan Abrashi me Zafir Berishën.

Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 9 nëntor.  Nga 18 komunat, Vetëvendosja është në balotazh në më së shumti, 12.

Për nga numri i votave për kryetarë në 7 qendrat e mëdha në zgjedhjet e 12 tetorit, LDK-ja doli e para në Prishtinë e Pejë, PDK-ja në Prizren, LVV-ja në Gjilan e Mitrovicë të Jugut, kurse AAK-ja në Gjakovë. Ferizaj ka rizgjedhur Agim Aliun e PDK-së edhe për një mandat.

E KQZ-ja të hënën do të mbajë mbledhje nga ora 13:30, ku pritet të certifikohen rezultatet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 35 komuna. Po ashtu është paraparë të shpallen rezultatet përfundimtare në Prishtinë, Mamushë e Junik për kryetarë si dhe rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale./Koha.net

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top