Zgjedhjet lokale në Kosovë, analisti: Shumë demokratike, por do ndikojnë tek të përgjithshmet! Krizat njëra pas tjetrës shkaktojnë apati politike


Zgjedhjet lokale në Kosovë, analisti: Shumë demokratike, por do ndikojnë tek të përgjithshmet! Krizat njëra pas tjetrës shkaktojnë apati politike

Oct 15, 2025 | 15:21






























Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin shumë demokratike dhe ato do tregojnë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e përgjithshme dhe mund të ndikojnë tek to.

kosove zgjedhjet

Kështu u shpreh analisti Ben Andoni për situatën më të fundit politike në Kosovë, ku nuk pati ndonjë fitues të qartë dhe shumë Komuna shkuan në balotazh.

“Zgjedhje në Kosovë shumë demokratike. Më ka bërë përshtypje këtë herë fushata elektorale e Vetëvendosjes, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka pasur deklarata të forta, me natyrë konspirative, sidomos në Prishtinë. Narrativa ka qenë më e qetë edhe për shkak të kandidatit atje. Ka një lloj kujdesjeje të tyre për të ruajtur bazën. Aktualisht kanë fituar 3 komuna dhe janë në garë apo balotazh për 12 të tjera”, tha Andoni për “News 24”.

Por ai vuri në dukje edhe një nga defektet e qeverisë së Albin Kurtit, në atë që ai e quajti “kult”, [pasi nuk i afron shumë njerëzit rreth Vetëvendosjes dhe në këtë situatë duket sikur kjo masë mbështetësish ka pësuar një rënie.

ben andoni

“Në fakt Vetëvendosja nuk ka njerëz, pasi edhe kulti i zotit Kurti është i tillë, nuk të lejon të afrohesh aq shumë. Nuk ka imazh politik përfaqësues. Për vetëvendosjen rezultati në Prishtinë është i madh, edhe pse nuk u arrit të fitohej. Tregoi se Kurti arriti të fitonte njerëz”, tha analisti.

Por ai i qëndron mendimit se zgjedhjet lokale do ndikojnë tek ato të përgjithshme të mundshme. Por problemi në Kosovë sipas tij është se krizat e njëpasnjëshme do të krijojnë apati politike, por që do ndikojnë tek të gjitha partitë, sidomos partitë e vogla.

“Zgjedhjet lokale do ndikojnë edhe tek zgjedhjet e përgjithshme, do tregojnë se çfarë do ndodhë me to. Duket sikur janë zgjedhje apatike për shkak se ti shkon e voton në këto zgjedhje, por ato nuk ndikojnë në situatë. Pikërisht këto kriza njëra pas tjetrës në Kosovë e krijojnë këtë apati politike, që do ndikojë sidomos te partitë e vogla”, komentoi Andoni.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top