Zbulohen prapaskenat, Mesi do të ketë statujën e tij brenda në “Camp Nou”

Zbulohen prapaskenat, Mesi do të ketë statujën e tij brenda në “Camp Nou”

Nov 15, 2025 | 22:54






























Mesi hyn në “Camp Nou” dhe kjo përbën një lajm dhe jo do si do, por sensacional. Jo më pak përbën lajm mundësia e rikthimit dhe luajtja për një kohë 3 mujore me Barçën. Mbase këto janë arsyet pse presidenca dhe klubi kanë vendosur që brenda në stadium të ngrihet një bust për të mbajtur gjallë atë që Mesi ka dhënë në fushën e lojës për Barcelonën.

MESI

Joan Laporta, presidenti i klubit “blaugrana” ka pohuar se Leo Mesi duhet të ketë një statujë në stadiumin e ri të “Spotify Camp Nou” dhe tregoi se bordi i drejtorëve po punon për këtë, megjithëse sqaroi se, për të bërë këtë homazh, duhet më parë të bjerë dakord edhe familja.

“Jam i sigurt se Mesi do të kthehet te Barça kur të përfundojë karrierën e tij profesionale te Inter Majemi. Nuk e di çfarë do të bëjë, por ai e di që dyert e Barçës janë gjithmonë të hapura. Mesi meriton homazhet më të bukura në botë. Ai duhet të ketë një statujë në “Camp Nou”, është e drejtë” – deklaroi bosi i Barçës. Presidenti, i cili theksoi rolin e akademisë si një “shkollë vlerash”, komentoi se “shpresojmë” që në të ardhmen të shihet një imazh si ai i galasë së Topit të Artë të vitit 2010, kur Leo Mesi, Andres Iniesta dhe Çavi Hernández dominuan podiumin.

“Nga dhjetë lojtarët me më shumë paraqitje në historinë e Barçës, nëntë janë nga akademia e të rinjve. Është diçka unike ” theksoi Laporta, duke vënë në dukje se 18 nga 718 lojtarët që kanë kaluar nëpër “La Masia” kanë tejkaluar 100 paraqitje me ekipin e parë. Nuk e di se kur do të ndodhë vendosja e bustit, në fund të fundit, ky është vendimi i Leos. Në një moment, ai do të ketë vendin e tij dhe kjo do të jetë e dukshme”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top