Interi ka nisur planifikimin për të përforcuar mbrojtjen, me trajnerin Kivu që kërkon qëndra të reja të afta në mborjtje. Dy profilët që bien më shumë në sy janë Oumar Solet i Udineses dhe Zhoel Ordonez, 21-vjeçari ekuadorian i Klab Bryzh.

Solet konsiderohet si një zgjidhje premtuese, me vlerësim rreth 30 milionë euro. Ordonez ka një çmim të ngjashëm, dhe Interi do të duhet të bëjë një investim të rëndësishëm për të siguruar një nga dyshen. Përveç tyre, axhenda e klubit përfshin edhe mundësi të tjera si Xhila i Lacios, Muharemoviç i Sasuolos dhe Tiago Gabriel i Leçes.
Rinovimi është i domosdoshëm, sidomos pas largimeve të mundshme të lojtarëve me përvojë si Açerbi dhe De Vrij, të cilët mund të largohen me skadencën e kontratave. Strategjia e Interit duket e qartë: të ndërtojë një mbrojtje të sigurt dhe të qëndrueshme për të ardhmen, duke kombinuar talentin e ri me eksperiencën e nevojshme për Serie A dhe sfidat europiane.
PANORAMASPORT.AL








