TIRANË- Është zbardhur drafti i propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Ndryshimet që parashikojnë masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, janë propozuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Braçe.
Ndryshimet kryesore që propozon PS
-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)
-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë ata, pra jo 18 por 20 vjec do bëhesh për herë të parë me patentë
-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.
-shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi)
-Ndalohet të drejtosh makinën pas mesnate deri në 6 të mëngjesit pa pasur dhe një shoferë tjetër në makinë, që e ka patentën prej të paktën 3 vitesh
-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjecar” bien.
-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)



