Stiven Xherrard ka pranuar se do të kthehej te “Reds” në “çdo departament” nëse klubi do ta thërriste, ndërsa mbështeti publikisht trajnerin nën presion, Arne Slot.

Duke folur në emisionin Ally’s Social Club të TNT Sports, legjenda e “Reds” tha: “Do të jem brutalisht, brutalisht i sinqertë me ju. Do ta ndihmoja Liverpoolin në çdo departament në çdo minutë të çdo dite. Do t’i ndihmoja ata me çdo gjë”.
A do shkarkohet Slot? – Xherrard theksoi se nuk dëshiron që Slot të shkarkohet, duke këmbëngulur: “Nuk dua që Arne Slot të humbasë punën e tij. Dua që ai ta rregullojë këtë dhe ta ndryshojë situatën dhe ta bëjë Liverpoolin të madh”. Me shumë nerva dhe pasiguri deri në sekondat e fundit, “Reds” arritën të fitojnë ndeshjen jashtë fushe kundër Totenhemit. E të mendosh që kishin dy lojtarë më shumë në fund të ndeshjes, por iu desh të prisnin deri në minutën e fundit për të fituar 2-1 në Londër. “Sinqerisht, mendova se kundër nëntë lojtarëve ndoshta mund t’i mbanim larg portës sonë. Por ndjehesha sikur ne po luanim me nëntë dhe ata me njëmbëdhjetë sepse ishte sulm pas sulmi nga ana e tyre”, tha Slot, duke shtuar: “E thashë javën e kaluar se lojtarët po përmirësohen. Loja jonë nuk ishte perfekte, veçanërisht në 10-15 minutat e fundit, por ndërkohë po fitojmë pikë dhe e shoh ekipin të përmirësohet, siç do të doja”.
Isak ka thyer këmbën? – Isak raportohet se ka pësuar thyerje në këmbë gjatë përballjes së Liverpulit ndaj Totenhemit. Sulmuesi suedez u rrëzua menjëherë pas shënimit të golit të parë në fitoren 2- 1 kundër Spurs, që e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë. Mbrojtësi i Totenhem, Miki van de Ven, e goditi Isakun në momentin pas goditjes së topit drejt rrjetës. 26-vjeçari mbeti i shtrirë në fushë dhe mori trajtim për këmbën e majtë, por nuk arriti ta vazhdonte ndeshjen.
PANORAMASPORT.AL








