ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur mëgjesin e kësaj të enjtetje nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre, Zaho.
Mediat vendase kanë pasqyruar takimin, ku siç shkruan VatikanNews, pas takimit me Papën, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzon Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
“Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.“Ndër temat në qendër të diskutimit, vazhdon deklarata, ishin çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
![]()
Kryeminstri shqiptar ndodhet në një vizitë zyrtare prej dy ditësh në Vatikan, ku që prej ditës së djeshme ka udhëtuar në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre, Zaho, si dhe delegacioni shqiptar. Sipas axhendës së bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore./ZËRI



