Vit i jashtëzakonshëm! Jamal, mbreti i driblimeve në Europë

Vit i jashtëzakonshëm! Jamal, mbreti i driblimeve në Europë

Dec 26, 2025 | 15:05






























Lamine Jamal e mbyll vitin 2025, një vit vërtet të jashtëzakonshëm në të gjtha drejtimet, për Barçën, por sidomos edhe për veten e tij. Katalanasi nuk është vetëm sinonim i golave, paparashikueshmërisë, cilësisë, krosimeve dhe gjuajtjeve me pjesën e jashtme të këmbës së tij, por ai është gjithashtu mbreti i driblimit.jamalAsnjë lojtar nuk i është afruar performancës së tij gjatë 12 muajve të fundit. Duke marë pesë garat kryesore, nuk mund të gjejmë askënd që i afrohet shifrave që ka grumbulluar ai. Lamine ka përfunduar gjithsej 285 driblime.

Pas tij është Zheremi Doku i Mançester Sitit, i cili arriti 155. Mbape kompleton podiumin me 144. Në të vërtetë, aftësia një-kundër-një e Jamalit është një nga shumë shenjat e tij dalluese.

Lojtari katalanas është gjithashtu shumë pranë thyerjes së rekordit të Leo Mesit. Argjentinasi arriti 297 driblime në vitin 2015 dhe tani mban vendin e dytë në historinë e Barcelonës. Statistikat e Lamine Jamal në këtë fushë janë spektakolare, dhe shifrat e tij në LaLiga janë veçanërisht të rëndësishme.

Produkti i të rinjve të Barcelonës, nga gushti deri në dhjetor kryeson La Ligën në driblime me 69. Për më tepër, ai ka një epërsi të konsiderueshme ndaj Mbape të vendit të dytë me 47, dhe ndaj Niko Uilliams dhe Vinicius të vendit të tretë, me 37 driblime.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top