VIDEO/ Vazhdon momenti i artë i Odise Roshit, pas kampionatit gjen rrjetën edhe në Kupën e Turqisë

VIDEO/ Vazhdon momenti i artë i Odise Roshit, pas kampionatit gjen rrjetën edhe në Kupën e Turqisë

Dec 2, 2025 | 17:04






























Odise Roshi po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Keçiorengyçy, duke u bërë protagonist me golat e tij në ndeshjet e kësaj skuadre.

bandicam 2025-12-02 16-08-42-688

Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij përballej me Kaizerispor.

Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin.

AI mori topin në zonë dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin që skuadra e tij kishte gjetur vetëm pak minuta më parë e duke i vënë vulën fitores 2-0.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top