VIDEO/ Vardi e bën “sefte” në Serinë A, Atalanta e Gjimshitit ka harruar si fitohet

VIDEO/ Vardi e bën “sefte” në Serinë A, Atalanta e Gjimshitit ka harruar si fitohet

Oct 25, 2025 | 22:56






























Atalanta e Berat Gjimshitit, vazhdoi serinë e saj pa humbje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë ndeshje radhazi pa humbje, por u ndal në 1-1 ndaj Kremonezes në “Stadio Giovanni Zini” në një përballje të Serisë A. Bomberi anglez, Xhimi Vardi, shënoi golin e tij të parë për klubin dhe hapi rezultatin për vendasit.

vardi

Pavarësisht se mund të jetë ekipi i vetëm pa humbje këtë sezon në Serinë A, rekordi i Atalantës me pesë barazime nga shtatë ndeshje para kësaj përballjeje nuk ishte bindës. Kremoneze, nga ana tjetër, kishte nisur sezonin në mënyrë të fortë pas promovimit, duke mbajtur një distancë të sigurt nga zona e rënies.

RENDITJA

Rezultati lë Atalantën në vendin e shtatë, vetëm një pikë mbi Kremonezen, ndërsa skuadra e Juriç, duket se po “abonohet” me barazimet. Ndërkohë në krahun tjetër, Kremoneze, mund të jetë e kënaqur me vendin në top 10 dhe do të kërkojë të ndërtojë mbi këtë pikë në ndeshjet e ardhshme.

Për sa i përket Gjimshitit, ai u aktivizua titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë takimit. Pas zëvendësimit të De Run, atij iu besua edhe shiriti i kapitenit.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top