VIDEO/ Uzuni dhuroi asistin vendimtar pas 8 minutash në lojë, klubi i tij amerikan reagon për fitoren e Shqipërisë

VIDEO/ Uzuni dhuroi asistin vendimtar pas 8 minutash në lojë, klubi i tij amerikan reagon për fitoren e Shqipërisë

Nov 14, 2025 | 9:50






























Shqipëria ka arritur të marrë një fitore historike në Andorra, me rezultatin e ngushtë 0-1. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë janë kualifikuar zyrtarisht për në “Play Off” të Kupës së Botës, falë fitores që morën në Andorra, e kombinuar kjo edhe me humbjen e Serbisë në Londër përballë Anglisë.uzuniGoli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 67-të nga Kristjan Asllani, falë asistit të mrekullueshëm të Myrto Uzunit. Ky i fundit nuk e nisi ndeshjen si titullar por u aktivizua në minutën e 59-të në vend të Armando Brojës.

Sulmuesit nga Berati i cili luan për Austin në MLS iu nevojitën vetëm 8 minuta lojë për tu treguar vendimtar. Ky moment është publikuar edhe nga klubi i tij në profilin zyrtar.

“Hajde! 🇦🇱  Myrto Uzuni me asistin për të ndihmuar Shqipërinë të sigurojë fitoren ndaj Andorrës!”, shkruhet në mbishkrimin e videos së asistit dhe golit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top