VIDEO/ “Tr*p”, Napoli reagon për ofendimet e Alegrit ndaj legjendës së Italisë: Agresion, krejtësisht jashtë kontrollit

VIDEO/ “Tr*p”, Napoli reagon për ofendimet e Alegrit ndaj legjendës së Italisë: Agresion, krejtësisht jashtë kontrollit

Dec 19, 2025 | 10:57






























Masimiliano Alegri u shfaq i tensionuar, pas humbjes së Milanit ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Për më tepër, Alegri ofendoi edhe Gabriele Orialin.

Screenshot 2025-12-19 104504

Napoli ka reaguar për incidentin në fjalë. Alegri u pa t’i drejtohej disa herë rivalit të tij: “Tr*p”. Për këtë priten edhe sanksione.

“Napoli e dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Masimiliano Alegri, i cili gjatë gjysmëfinales së Superkupës italiane, në prani të dhjetëra personave pranë vijës anësore dhe drejtpërdrejt në transmetim televiziv, e ka fyer rëndë Gabriele Orialin me terma ofendues dhe të përsëritur.

Shpresojmë që ky agresion, krejtësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa u vënë re, aq më tepër sepse, me 33 kamera të angazhuara në prodhimin e eventit, është e pamundur të mos konstatohet ajo që ka ndodhur”, shkruan Napoli.

Përplasja në distancë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top