VIDEO/ Tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, mesfushori i Kombëtares realizon gol fantastik dhe “vulos” fitoren

VIDEO/ Tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, mesfushori i Kombëtares realizon gol fantastik dhe “vulos” fitoren

Oct 17, 2025 | 22:33






























Vidzev Lodz, skuadra polake, ku aktivizohen 4 lojtarë shqiptarë, triumfoi me rezultatin 3 me 1 në kampionatin polak, ndaj Radomiak Radom, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit, ku protagonist u bë edhe mesfushori, Lindon Selahi.  
bandicam 2025-10-17 22-19-21-291

Juljan Shehu, ishte i vetmi nga shqiptarët, që e nisi ndeshjen si titullar, ndërkohë që Zeqiri dhe Selahi, u aktivizuan nga stoli në minutën e 66-të.  

Vetëm 3 minuta në fushë i mjaftuan Selahit, për të rrëmbyer skenën, teksa realizoi një gol mjaft të bukur duke “vulosur” fitoren e Vidzev Lodz. 

 Për sa i përket mbrojtësi Gallapeni, ai e ndoqi këtë duel nga stoli, teksa nuk u preferua nga trajneri, për shkak edhe të lodhjes me përfaqësuesen e Kosovës.   

 Kjo ishte fitorja e pestë në 12 javë për skuadrën e shqiptarëve, që momentalisht mban vendin e shtatë, me 6 pikë më pak se kryesuesit e Gornik.  

GOLI I SELAHIT:

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top