VIDEO/ Tirana e vendit të fundit thellon krizën e Vllaznisë, mbyllet “klasikja” e tri penalltive

VIDEO/ Tirana e vendit të fundit thellon krizën e Vllaznisë, mbyllet “klasikja” e tri penalltive

Dec 20, 2025 | 16:01






























Tirana dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Golat u shënuan nga Rafa dhe Balaj përmes penalltive gjatë pjesës së parë. 

bandicam 2025-12-20 13-35-56-690

Tirana e vendit të fundit, pavarësisht mungesave të shumta, ia doli të marrë 1 pikë me Ardijan Nuhijun në krye. Bekim Balaj kishte mundësinë e përmbysjes së rezultatit nga penalltia, por Tafas e priti topin e goditur.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola të shënuar. Tirana mbetet me 9 pikë në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia e vendit të katërt numëron 27 pikë. Kuqeblutë e Edi Martinit tashmë janë me 7 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

TIRANA 1-1 VLLAZNIA

5′(p) Rafa – 26′(p) Balaj

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Tirana dhe Vllaznia e mbyllin me barazim 1-1. 

90+4′ Kallaku ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Goditja e Kallakut përfundon jashtë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Gurishta shpëton Vllazninë në fund.

90′ Tare merr vendin e Mihanës.

85′ Karabeci merr vendin e Haxhiut që shfaq probleme fizike.

82′ Gjini largohet dhe vendin e tij e merr Murataj.

82′ Vogli nuk shfrytëzon si duhet topin e larguar gabim nga Gjini. Tirana pranë golit.

73′ Pohls largon me vështirësi në këndore. (VIDEO)

70′ Pretendime për prekje të topit me dorë nga Tirana. Gjyqtari vijon lojën, ndërsa Pohls kontrolloi topin pa problem.

69′ Vera rrezikon me ndërhyrjen ndaj Balajt. Jorgji jep faull. (VIDEO)

64′ Pas përplasjes me Bismark, Tafas ka nevojë për kohë që të marrë veten. (VIDEO)

60′ Ismajli provon direkt nga goditja e dënimit. Pohls kontrollon. (VIDEO)

60′ Bismark merr vendin e Malës te Vllaznia.

53′ Pusi ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar.

53′ Tafas shpëton Tiranën. Pusi provoi me kokë. (VIDEO)

52′ Rrezikon Lleshi te Tirana. Vllaznia fiton faull pranë zonës. (VIDEO)

48′ Goditje nga Kallaku në zonën e Tiranës. Topi përfundon jashtë, por ka drithërima te bardheblutë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Vllaznia ka larguar Krymin dhe është aktivizuar Sala.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 1-1 Vllaznia.

45+1′ Karton i verdhë për Krymin pas ndërhyrjes ndaj Haxhiut. Te Tirana kërkojnë karton të kuq. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Akordohet penalltia e tretë e sfidës. Tafas pret goditjen e Balajt. (VIDEO)

41′ Lleshi ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Kallakut.

39′ Goditja e Metës nga distanca përfundon jashtë.

36′ Devijimi i Markut nxjerr nga trajektorja Balajn. As te Vllaznia nuk pajtohen me rezultatin. (VIDEO)

36′ Mehmeti godet me kokë dhe Pohls pret. Rast i mirë për Vllazninë. (VIDEO)

33′ Kuro i lë vendin Jagos te Vllaznia.

30′ Meta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt.

25′ GOOOL! Tirana 1-1 Vllaznia/ Kastrati fiton penallti te Vllaznia, pasi e shkakton Haxhiu. Balaj e kthen në gol. (VIDEO)

23′ Goditja e Malës përfundon jashtë. Te Vllaznia shfaqen rrezikshëm. (VIDEO)

22′ Te Tirana rrezikojnë shumë në zonë. Tafas ia del të kontrollojë pasi edhe te Vllaznia nuk ishin të gatshëm të përfitonin.

16′ Pretendime për penallti te Vllaznia. Balaj rrëzohet në zonë. Gjyqtari Jorgji pret VAR, i cili po ashtu konfirmon vendimin në fushë. (VIDEO)

15′ Mihana tund rrjetën te Tirana. Anësori prish festën dhe vendimin e tij e konfirmon po ashtu VAR. (VIDEO)

bandicam 2025-12-20 13-48-23-271

12′ Falaje shton problemet te Tirana. I dëmtuar nuk mund të vazhdojë. Vendin e tij e merr Mihana.

5′ GOOOL! Tirana 1-0 Vllaznia/ Bardheblutë gjejnë avantazhin me Rafan nga penalltia. Kuro u ndëshkua për faullin e shkaktuar në zonë ndaj Mehmetit. (VIDEO) + (VIDEO)

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, De Freitas, Haxhiu, Marku, Mehmeti, Vogli, Falaje, Ismajli, Meta

TRAJNER: Ardijan Nuhiju

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Kuro, Gjini

TRAJNER: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top