Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamo pati tension të madh në minutën e 88-të. Gjyqtari Andi Koçi tregoi kartonin e kuq për drejtorin e kuqebluve, Vioresin Sinani, si edhe ndihmëstrajnerin e dinamovitëve, Glen Daja.

Në “Loro Boriçi” pati tension në pankina dhe jo vetëm. Për këtë u nevojit përfshirja e policisë në tribunë, për të ndaluar përshkallëzimin nga tifozët.
Vllaznia po fiton me rezultatin 1-0. Golin për ndeshjen e javës së 11-të në Superiore e shënoi Bekim Balajn.
Tensioni në pankinë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








