Dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Premier Ligë kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Padyshim më interesanti është fitorja 2-1 e Sandërlendit në fushën e Çelsit.

Edhe pse vendasit gjetën avantazhin që në minutën e katërt të takimit me Garnaçon, miqtë ia dolën që të përmbysnin shifrat. Isidor në pjesën e parë dhe Talbi në shtesën e pjesës së dytë, shënuan dy golat që i dhanë Sandërlendit një fitore historike në fushën e Çelsit.
Ajo që e bën më të jashtëzakonshëm këtë rezultat, është fakti se me këtë sukses, Sandërlendi është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditje, duke ndjekur Arsenalin, teksa e sheh veten të përfshirë në luftën për majën e klasifikimit.
Një hap të rëndësishëm në renditje bëri edhe Njukasëlli që mundi 2-1 Fullhemin.
REZULTATET
Çelsi-Sandërlend 1-2
GOLAT VIDEO
Njukasëll-Fullhem 2-1
GOLAT VIDEO

PANORAMASPORT.AL








