VIDEO/ Supergol me goditje dënimi nga Qazim Laçi përballë portierit të Brazilit! Por pastaj gjyqtari i tregon të kuqin mes protestave dhe djalloset gjithçka

VIDEO/ Supergol me goditje dënimi nga Qazim Laçi përballë portierit të Brazilit! Por pastaj gjyqtari i tregon të kuqin mes protestave dhe djalloset gjithçka

Nov 23, 2025 | 20:25






























Qazim Laçi ka përjetuar një pasdite të pazakontë në kampionatin turk, ku skuadra e tij është mundur me shifrat 5-2 nga Fenerbahçe në një sfidë ku mesfushori shqiptar ishte protagonist në të mirë dhe në të keq.

bandicam 2025-11-23 19-47-09-605

Në startin e ndeshjes, Rizespor gjeti fillimisht rrjetën me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Ali Soue, për të kaluar në avantazh.

SHIH VIDEON

Më pas, e kishte radhën Laçi që të tregonte talentin e tij, teksa dyfishoi shifrat me një goditje dënimi spektakolare që nuk i la kohë të reagonte portierit Ederson.

SHIH VIDEON

Megjithatë, situata do të ndryshonte plotësisht në pjesën e dytë, ku miqtë fillimisht barazuan rezultatin në 2-2, e më pas Laçi pa kartonin e kuq teksa u ndëshkua dy herë me të verdhë brenda 6 minutash dhe la lojën mes protestave për gjyqtarin.

SHIH VIDEON

Në superioritet numerik, Fenerbahçe dominoi ndeshjen dhe shënoi tre herë të tjera, duke fituar sfidën me shifrat 5-2.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top