Juventusi mund të përballet me një telash të madh në javët në vijim. Dushan Vlahoviç, sulmuesi kryesor i bardhezinjve, ka lënë lojën pas 30 minutash në ndeshjen kundër Kaljarit.

Futbollisti e nisi ndeshjen si titullar dhe tentoi një gjuajtje në portë, teksa ndjeu menjëherë shqetësim dhe kërkoi zëvendësim, duke mos mbajtur më lotët teksa dilte duke çaluar nga fusha e lojës.
Gazetarët italianë bëjnë të ditur se në momentin e zëvendësimit, ai kishte shkuar pranë Spaletit i dëshpëruar. “Jam vrarë shumë keq”, i kishte thënë ai trajnerit para se të shkonte në dhomat e zhveshjeve për t’u trajtuar nga mjekët.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








