VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares futet nga stoli dhe gjen menjëherë golin, sfidë e çmendur në Superligën turke

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares futet nga stoli dhe gjen menjëherë golin, sfidë e çmendur në Superligën turke

Nov 2, 2025 | 17:05






























Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë. Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3 me 2.

Screenshot 2025-11-02 165147

Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh. Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të.

Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime. Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë.

Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

Goli i Indrit Tucit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top