Napoli u rikthye sot në krye të Serisë A, falë një dopiete të Rasmus Hojlund që i dha kampionëve një fitore 2-1 ndaj Juventus në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa njëkohësisht i shkaktoi Luçiano Spaletit humbjen e parë si trajner i Juventusit.

Spaletti dhe kolegu i tij Antonio Konte po përpiqeshin të dilnin fitues ndaj skuadrave me të cilat kishin fituar më parë titullin kampion, teksa fati i buzëqeshi vendasve.
Golin e vetëm për Juventusin e shënoi turku Jilldiz në minutën e 59-të. Në këtë supersfidë pati minuta edhe për Edon Zhegrovën, që u aktivizua në minutën e 82-të në vend të Turam, por pa mundur të lerë gjurmë.
Kjo ishte fitorja e 10-të në 14 javë për Napolin, si dhe humbja e tretë në total për Juventusin në këtë edicion të Serisë A.

Në duelin e radhës Napoli do të përballet me Udinezën, ndërsa Juventusi me Bolonjën. Të dy skuadrat luajnë në transfertë.
FT: NAPOLI-JUVENTUS 2-1
Hojlund 7′, 78′ / Jilldiz 59′
GOLI I DYTË I HOJLUND: VIDEO
GOLI I JILLDIZ: VIDEO
GOLI I HOJLUND: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL








