VIDEO/ Situatë ekstreme! Anulohet goli në Ligën e Konferencës dhe gjyqtari ndërpret pas dy minutash ndeshjen duke i kthyer të gjithë në dhomat e zhveshjeve

VIDEO/ Situatë ekstreme! Anulohet goli në Ligën e Konferencës dhe gjyqtari ndërpret pas dy minutash ndeshjen duke i kthyer të gjithë në dhomat e zhveshjeve

Oct 23, 2025 | 19:48






























Ndeshja e Ligës së Konferencës mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është ndërprerë në minutën e 13-të të saj për shkak të kushteve atmosferike ekstreme gjatë përballjes që po zhvillohej në Kroaci.

bandicam 2025-10-23 19-18-12-093

Reshjet e shumta të shiut bënë që terreni të bëhej i papraktikueshëm, teksa topi bllokohej në pellgje me ujë në fushë. Kroatët ia dolën edhe të shënonin duke shfrytëzuar këtë gjendje të fushës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjyqtari rifilloi takimin por më pas mblodhi kapitenët e dy ekipeve dhe i udhëzoi skuadrat të dilnin nga fusha, pasi takimi për momentin pezullohej për sa kohë që fusha ishte në gjendje të tillë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top