Anis Mehmeti duket i pandalshëm në Angli. Sot ka shënuar golin e radhës për Bristol Sitin, ndërsa përballë është ekipi i Sauthempton. Ndeshja është e vlefshme për javën e 11-të dhe pikërisht Mehmeti vendosi baraspeshën(1-1).

Ishte minuta e 33-të, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Sauthempton. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.
Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
Goli i Anis Mehmetit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL








