VIDEO/ Silvinjo e ka harruar, sulmuesi më në formë i Shqipërisë realizon dopietë në Turqi

VIDEO/ Silvinjo e ka harruar, sulmuesi më në formë i Shqipërisë realizon dopietë në Turqi

Nov 7, 2025 | 17:46






























Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi. Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopietë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.

bandicam 2025-11-07 16-54-47-591

Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone. Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë.

Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime. Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë.

Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.

Goli i parë i Seferit: (VIDEO)

Goli i dytë i Seferit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top