Ernest Muçi ishte protagonisti kryesor i fitores 4-3 të Trabzonsporit në fushën e Istanbul Bashakshehir. Sulmuesi u fut në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola për t’i dhënë suksesin ekipit të tij, me të dytin në minutën e 11 shtesë të takimit falë një gjuajtje spektakolare.

Dhe në fund shokët e skuadrës deshën që t’i jepnin meritat sulmuesit shqiptar për kontributin e tij. Ata u rreshtuan poshtë tribunës si zakonisht për të festuar me tifozët e tyre. Festimet me tifozët i nis kapiteni, por këtë radhë ishin lojtarët e tjerë ata që shtynë Muçin para tribunës.
SHIH VIDEON
Kështu, Muçi u kthye në “kapo ultras”, duke bërë festimin e zakonshëm të tifozëve të Trabzonspor me ekipin, ndërsa e përsëriti këtë në pjesë të ndryshme të stadiumit para mbështetësve që e duartrokitnin të entuziazmuar.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








