VIDEO/ Shënoi autogol dhe shkaktoi penallti ndaj Serbisë, Andorra merr vendimin për mbrojtësin që u shpall “lojtari i ndeshjes” nga serbët

VIDEO/ Shënoi autogol dhe shkaktoi penallti ndaj Serbisë, Andorra merr vendimin për mbrojtësin që u shpall “lojtari i ndeshjes” nga serbët

Nov 12, 2025 | 22:51






























Shqipëria do të përballet nesër me Andorrën në një sfidë të cilën vendasit do ta luajnë me ndryshime në krahasim me duelin e fundit, atë kundër Serbisë në muajin tetor. Dhe ndryshimi më i madh është mungesa e atij që u cilësua si “lojtari i ndeshjes” nga vetë mediat serbe.

kristian garsia

Mes 6 emrave që janë lënë jashtë listës nga trajneri Koldo Alvarez në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë, bie në sy se mungon edhe mbrojtësi Kristian Garsia, protagonist absolut i takimit të një muaji më parë.

rtytyrtyrytrrytrtyy

Ishte pikërisht Garsia ai i cili shënoi një autogol qesharak në duelin me serbët, për të barazuar shifrat në 1-1 pasi ekipi i tij kishte gjetur vetëm dy minuta më parë avantazhin. Dhe në pjesën e dytë, kur serbët po shfaqnin vështirësi, përsëri mbrojtësi u bë protagonist duke shkaktuar një penallti absurde, që solli golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Pas një paraqitje të tillë, portali “SportKlub” në Serbi e zgjodhi mbrojtësin e Andorrës si “lojtarin e ndeshjes”, duke ia dhënë atij meritat për fitoren.

rettertreertert (1)

Ndoshta duke menduar se ai mund të shpallet “lojtar i ndeshjes” edhe ndaj Shqipërisë, trajneri Alvarez ka vendosur të lërë jashtë grumbullimit lojtarin në fjalë.

ANDORRA-SERBI 1-3
17′ Lopez / 19 (ag) Garsia, 54′ Vlahoviç, 77′ (p) Mitroviç

Goli i Lopez (VIDEO)

Autogoli i Garsia (VIDEO)

Goli i Vlahoviç (VIDEO)

Goli i Mitroviç (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top