VIDEO/ Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe

VIDEO/ Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe

Oct 26, 2025 | 15:01






























Astana pati sot një transfertë historike përballë Kairat Almatit, që u shpall kampion. Ekipit të Nazmit Gripshit i duhej fitorja, por nuk shkoi më shumë se barazim 1-1.

Screenshot 2025-10-26 145131

Gripshi me shokë po ëndërronin pas 45 minutave të para. Ishte pikërisht risia e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, që asistoi për Tomasov. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

Kairat Almati reagoi në pjesën e dytë. Goli i Satpaev mjaftoi për të siguruar pikën e nevojshme, që i fitonte trofeun më të rëndësishëm në vend.

Gripshi mbyll kampionatin mbresëlënës për të, pikërisht në krye të golashënuesve. Plot 16 gola të shënuar dhe 7 asistime regjistroi fantazisti i Kombëtares në 26 javë.

Goli i asistuar nga Gripshi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top