VIDEO/ Rikthim i frikshëm i të kuqve, Liverpuli thyen Realin në Champions

VIDEO/ Rikthim i frikshëm i të kuqve, Liverpuli thyen Realin në Champions

Nov 4, 2025 | 23:14






























Aleksis Mek Alister shënoi kundër Real Madridit në UEFA Champions League për sezonin e dytë radhazi, teksa Liverpuli i Arne Slot fitoi një ndeshje tepër emocionuese të fazës së ligës me rezultatin 1-0 në “Anfield”. Në fund, Liverpul kishte bërë mjaftueshëm për të marrë një fitore që mund të jetë shumë e rëndësishme në kontekstin e këtij sezoni.
Real-Madrid-vs-Liverpool-1080x675

E pabesueshme, kjo ishte hera e parë që skuadra e Slot siguronte dy fitore radhazi, që prej një serie prej shtatë fitoreve radhazi që u ndërpre me humbjen ndaj Kristal Palas në fund të shtatorit.

Ndërkohë, Real Madridi ka pak arsye të ankohet për rezultatin dhe ka arritur të fitojë vetëm dy nga 10 përballjet e fundit direkte me skuadrat angleze (3 barazime, 5 humbje).

Të dyja skuadrat pas 4 ndeshjesh janë në kuotën e 4 pikëve. Reali në duelin e radhës luan ndaj Olimpiakosit, ndërsa Liverpuli pret PSV-në.

FT: LIVERPUL – REAL MADRID 1-0

Mek Alister 61′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

75′ Shans i artë për Mbape, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

47′ Mbrëmje magjike për Tibo Kurtua, që bën heroin me dy pritje. Fillimisht ndal gjuajtjen e Van Dajk, ndërkohë që herën e dytë ishte Ekitike që “flirtoi” me golin. (VIDEO) 

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Kundërpërgjigjet Reali me Belingham, por vendimtare pritja e portierit Mamardashvili me këmbë. (VIDEO) 

42′ Tjetër pritje spektakolare e Kurtua, që i thotë sërish “jo”, Sobozlait. (VIDEO) 

 32′ Polemika në “Anfield”, Liverpuli kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Tçuameni. Fillimisht gjyqtari dha faull në hyrje të zonës, por pasi pa pamjet ne VAR, arbitri rumun, kthehu edhe faullin, teksa e cilësoi si prekje me dorë në pozicion natyral. (VIDEO) 

27′ Fantastik Kurtua, që i mohon një gol të sigurt hungarezit Sobozlai. Belgu ndal me këmbë gjuajtjen e mesfushorit. (VIDEO) 

8′ Minuta të qeta, me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

real

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top