VIDEO/ Reali vazhdon ecurinë perfekte përballë Juventusit, Di Gregorio shpëton bardhezinjtë nga katastrofa

VIDEO/ Reali vazhdon ecurinë perfekte përballë Juventusit, Di Gregorio shpëton bardhezinjtë nga katastrofa

Oct 22, 2025 | 22:59






























Real Madrid e ka mbyllur me një fitore të rëndësishme 1-0 ndeshjen e tretë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, duke mposhtur Juventusin në “Santiago Bernabeu”.

bandicam 2025-10-22 20-59-06-688

 

Spanjollët nuk e nisën mirë ndeshjen, pasi ishte Juventusi që krijoi raste radhazi, por pastaj filloi një dominim absolut, me Di Gregorion që u bë pengesa e vetme e tyre duke ndalur gjuajtje të njëpasnjëshme.

Megjithatë, edhe ai u thye pas një lëvizje spektakolare të Vinicius, me Bellingam që ktheu në rrjetë gjuajtjen e ndalur në shtyllë të brazilianit. Rastet nuk munguan edhe në vijim, por gardiani i Juventusit shmangu katastrofën, ndërsa në anën tjetër bardhezinjtë ishin të paaftë të shënonin me një mundësi të Openda në kundërsulm.

Në fund, fitorja 1-0 i buzëqesh Realit që siguroi fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

LIVE REAL MADRID-JUVENTUS 1-0
57′ Bellingam

NGJARJET KRYESORE

90’+1’ Mbape gjuan nga jashtë zonës, Di Gregorio mbërthen sferën në pozicion. (VIDEO)

86’ Openda niset në kundërsulm dhe i vetëm para portës vonohet, me gjuajtjen e tij që bllokohet nga Asencio.

71’ Di Gregorio shpëton Juventusin nga goli i radhës me një pritje të dyfishtë ndaj Vinicius dhe Brahim Diaz. (VIDEO)

67’ Valverde provon me një gjuajtje fluturimthi pas një goditje këndi, sfera devijohet jashtë nga Gati. (VIDEO)

65’ Mbape në hyrje të zonës tenton të befasojë Di Gregorion, pa sukses. (VIDEO)

57’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius bën gjithçka nga e majta, driblon këdo që i del para dhe gjuan duke gjetur shtyllën. Bellingam ndjek aksionin dhe shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

50’ Rast i pabesueshëm i Vlahoviç, i cili del i vetëm para Kurtua në një kundërsulm dhe pastaj ndalet nga portieri. (VIDEO)

40’ Diaz gjen Mbape në të majtën, gjuajtja e francezit devijohet nga Di Gregorio. (VIDEO)

34’ Gyler gjen Diaz në të djathtën, anësori nuk ia del ta kthejë sferën drejt portës. (VIDEO)

26’ Pas goditjes nga këndi, Tçuameni gjuan por gjen devijimin në këndore. (VIDEO)

25’ Brahim Diaz shfaqet në të djathtën dhe gjuan, duke gjetur devijimin në këndore të Di Gregorios. (VIDEO)

22’ Pas një goditje këndi është Tçuameni ai i cili me kokë çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

14’ Gati gjuan nga jashtë zonës, Kurtua i përgjigjet në pozicion. (VIDEO)

10’ MekKeni vë në provë Kurtua (VIDEO)

6’ Asensio largon krosimin e rrezikshëm të Kalulu. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

dsfdsfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top