Real Madridi po sjell shumë risi në “Santiago Bernabeu” që kur përfundoi rikonstruksionin e tij. Ekranet e mëdhenj të vendosur në pjesën e sipërme të tribunave ishin risia e parë dhe më e dukshme.
Më pas nis prezantimi me spektakël dritash i lojtarëve, që përdoret me raste edhe në momentet e shënimit të golave. Dhe ndaj Valencias debutuan… “Metallica”.
Klubi ka vendosur që prezantimi i ekipeve të bëhet më një këngë të grupit të muzikës “heavy metal”. Ajo është një prej këngëve më të njohura, “Enter Sandman” dhe bëri debutimin e saj në ndeshjen e kësaj fundjave, kur po lexoheshin emrat e skuadrave.
the whole bernabeu went crazy when vini’s name was announced 🤍 pic.twitter.com/7mHTH77XkX
— RMFCTeam (@RMFC_team) November 1, 2025
Kjo këngë është mjaft e përhapur në ambientet sportive që kur u bë kolona zanore e skuadrës së futbollit amerikan të Virginia Tech. Hyrja e saj në fushë shoqërohej nga kjo këngë ndërsa spektatorët e pranishëm kërcenin në tribuna. Një rit që shpresojnë të fillojë të praktikohet edhe në “Santiago Bernabeu”, për të ndezur atmosferën para fillimit të sfidave.
PANORAMASPORT.AL









