VIDEO/ Rasti “Negreira”, zbardhet dëshmia e Luis Enrikes: Askush nuk më tregoi raporte te Barcelona!
Programi ‘El Chiringuito’, i prezantuar nga Josep Pedrerol, ka publikuar videon e dëshmisë së Luis Enrikes për rastin “Negreira”. Enrike, i cili trajnoi ekipin e parë të Barcelonës nga viti 2014 deri në vitin 2017, dëshmoi nëpërmjet videokonferencës të premten e kaluar në mëngjes para gjyqtares Alejandra Gil si dëshmitar në rastin Negreira.

Njohuri për raportet e përgatitura nga Enrikez Negreira?
“Jo. Jo,” u përgjigj Luis Enrike.
Prokurori Rikardo Sanz-Gadea e pyeti: “A ju informoi dikush në klub se ato raporte ishin në dispozicionin tuaj, pavarësisht nëse i përdorët apo jo?”
“Jo me sa mbaj mend… jo,” u përgjigj ai.
Olga Vazkez, avokate e djalit të Enrikez Negreira, e pyeti: “A e dini ose keni ndonjë provë që këto raporte mund t’i jenë ofruar dikujt në stafin tuaj?”
“Gjatë gjashtë viteve që isha trajner, askush nuk më ofroi ose nuk më tregoi ndonjë raport… Mund t’ju siguroj për këtë, as mua dhe askujt në stafin tim”, ishte përgjigjja e tij. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








