VIDEO/ “Rama jep dorëheqjen”! Demokratët mbajnë premtimin, shkojnë për protestë në Surrel


VIDEO/ "Rama jep dorëheqjen"! Demokratët mbajnë

Protesta e PD-së në Surrel

TIRANË- Pasditen e sotme, disa deputetë të Partisë Demokratike janë drejtuar në Surrel për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD-së, me pishtarë në duar, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe përballjen e tij me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Klevis Balliu deklaroi nga Surreli se, nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, protestuesit që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në këtë zonë ku jeton kryeministri Rama në Tiranë. Ai e akuzoi Ramën për “shpërnguljen e 1.2 milion shqiptarëve”, vjedhjen e parave të qytetarëve dhe dorëzimin e policisë në duar të krimit të organizuar.

“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjës për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë,” -u shpreh deputeti.

Kujtojmë se ky ishte edhe një nga skenarët apo premtimet e demokratëve gjatë protestës të organizuar më 22 dhjetor pranë Kryeministrisë, ku u shprehën se protesta do të shtrihej në Kuvend, Kryeministri dhe në Surrel, aty ku banon vetë Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top