VIDEO/ Prapaskenat e luftës brenda Realit, gazetari i njohur zbulon detajet: Lojtarët thanë që është justifikim m***, Çabi Alonso nuk takoi asnjë

VIDEO/ Prapaskenat e luftës brenda Realit, gazetari i njohur zbulon detajet: Lojtarët thanë që është justifikim m***, Çabi Alonso nuk takoi asnjë

Dec 8, 2025 | 19:00






























Real Madridi po kalon një nga periudhat më të vështira pas humbjes përballë Selta Vigos, me grupin e lojtarëve që nuk është më i qetë dhe me trajnerin Çabi Alonso i cili raportohet se rrezikon seriozisht ta mbyllë para kohe projektin e tij që ishte ideuar si trevjeçar.

sdfsdffdsfdfssdsdfsdsdf

Gazetari i njohur Edu Aguirre, ka shpjeguar në emisionin më të ndjekur sportiv në Spanjë, “El Chiriguito”, atë që ka ndodhur në dhomën e zhveshjes në “Bernabeu” menjëherë pas humbjes me Selta Vigon.

“Çabi Alonso nuk ka hyrë asnjë sekondë të vetme në dhomën e zhveshjeve. Ai nuk kishte asnjë kontakt me lojtarët”, tha fillimisht Aguirre i cili më pas zbuloi edhe debatet mes futbollistëve.

“Një pjesë e lojtarëve të Real Madrid ishin të inatosur me gjykimin, por të tjerë thanë që ishte një justifikim m*** dhe se “La Liga po e humbim vetë””, zbuloi ai debatet mes futbollistëve madrilenë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top