Çelsi turpëroi Barcelonën mbrëmë në “Stamford Bridge” duke e mposhtur me 3 gola, ndërsa 3 të tjerë iu anuluan.
Pas përfundimit të sfidës, foli portieri i bluve, Robert Sançez i cili mbrëmë ka qenë më shumë “pushim”.
Në zonën e përzier, ai e nisi me një sulm të ashpër ndaj Lamine Jamal.
“Kukureja e mbështolli rreth gishtit të vogël dhe e futi në xhep. Të gjithë janë shumë të mirë derisa të vijnë në Premier Ligë. Barça favorite për të fituar Championsin? Ne jemi favoritë, jo ata”, deklaroi portieri londinez.
PANORAMASPORT.AL








