VIDEO/ Pjesë e të “harruarve” nga Silvinjo, sulmuesi i Kombëtares tund sërish rrjetën te ekipi pretendent

VIDEO/ Pjesë e të “harruarve” nga Silvinjo, sulmuesi i Kombëtares tund sërish rrjetën te ekipi pretendent

Nov 30, 2025 | 16:49






























Taulant Seferi realizoi golin e radhës për Bodrumspor, që fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Corum. Goli i sulmuesit të Kombëtares vulosi fatin e takimit në minutën e 87-të.

Screenshot 2025-11-30 164530

Seferi po kalon një edicion të shkëlqyer me pretendentët për ngjitjen në elitë. Në kampionat ka realizuar 10 gola deri tani, ndërsa është asistues edhe i katër të tjerëve. Seferi është pjesë e lojtarëve të harruar nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja.

Ftesa për 29-vjeçarin ka munguar gjatë këtij viti. Më parë ndërkohë fitonte minuta rregullisht te kuqezinjtë.

Bodrumspor ndodhet në vendin e dytë pas 15 javëve të luajtura në Ligën e Parë. Kjo pozitë përkon edhe me ngjitjen direkt. Objektivi i klubit është pikërisht ky, që ta mbyllë në një nga dy vendet e para. Pendikspor që kryeson numëron 2 pikë më tepër.

Goli i Taulant Seferit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top