Vedat Muriqi është padyshim lideri i Majorkës në La Liga, teksa mbrëmjen e sotme, i dhuroi 3 pikë të arta në duelin ndaj Getafes që përfundoi me rezultatin 1 me 0.

“Pirati” dardan realizoi në minutën e 14-të të sfidës, teksa kapi kuotën e 6 golave në 11 ndeshje në këtë sezon me fanellën e Majorkës.
Falë këtij triumfi, skuadra e Majorkës, u ngjit në kuotën e 12 pikëve në po kaq ndeshje. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ai nuk është ende gati për të dhënë kontributin e tij, për shkak të një dëmtimi.
PANORAMASPORT.AL








