Feta Fetai i ka trembur të gjithë në minutën e 80-të, ndërsa Shqipëria U-21 po luante miqësoren me Ukrainën U-21. Ky takim në “Elbasan Arena” u mbyll me fitoren 2-0 të kuqezinjve, por në fund i gjithë shqetësimi mbetet te gjendja e kapitenit Feta Fetai.

Fetai pati fillimisht një përplasje me Danil Vashenkon, i cili luan tek Oleksandrija në Ukrainë. Kapiteni i Kombëtares U-21 e reklamoi më pas një dëmtim të rëndë.
Për 20-vjeçarin ishte e nevojshme ndihma e barelës, që të largohej nga fusha e blertë. Po ashtu u pa me lot në sy, ndërsa merrte ndihmën e stafit mjekësor dhe ndeshja rifilloi 5 minuta më vonë.
Fetai është grumbulluar edhe nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja shqiptare, ndërsa teksa mungon debutimi.
Dëmtimi i Feta Fetait: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








