Mançester Siti vazhdon të marshojë kur Erling Haland është në formën më të mirë dhe këtë e ka treguar edhe sot me fitoren 2-0 në kampionat përballë Evertonit.

Ylli norvegjez ishte autor i të dy golave në pjesën e dytë të ndeshjes, duke diktuar ritmin për “qytetarët” e duke u arratisur në kreun e renditjes së golashënuesve me 11 gola të shënuar në vetëm 8 javë.
Ndërkaq, bie në sy suksesi i Bërnlit të Armando Brojës, i cili ndoqi nga pankina triumfin 2-0 përballë Lids të ekipit të tij, që u largua nga zona e ftohtë e klasifikimit.
REZULTATET








