Supersfida e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Mançester Sitit dhuroi spektakël dhe në fund u mbyll me një fitore 2-1 të skuadrës angleze. Por përveç aftësive të futbollistëve në fushë, në rrjet qarkullojnë edhe momente nga kjo ndeshje që janë kthyer në tallje ndaj tifozëve madrilenë.

Një prej tyre është dueli mes Erling Haland dhe Arda Gyler. Jo në një kontrast në fushë, por në një goditje këndi!
Duket e pabesueshme, por Gyler, i cili është ndër më shtatshkurtrit te Reali, ishte caktuar që të mbulonte Haland, i cili është ndër më shtatlartët te Siti dhe për më tepër një rrezik konstant në lojën në ajër.
SHIH VIDEON
Edhe vetë Haland shfaqet i çuditur në ato momente me personin që kishte përballë dhe e përqafoi si të kishte një fëmijë të vogël përpara duke e përkëdhelur mesfushorin turk.
PANORAMASPORT.AL








